Lufta e Trojës: Falsifikime që kanë gjetur përkrahje tek falsifikatorët e sotëm.

N_keta_1789Pellazgët janë popull i gjallë

luftullah_pezaShkruan: Luftulla Peza

Pellazgët janë populli i vetëm i identifikuar në Europën parahistorike, mijëvjeçari i 6 p.e.s. , që vërtetohet me mbishkrimet e lashta. Së pari ato i përmend Homeri dhe Hesiodi, dy poetët pellazgë, epikat e të cilëve në shekujt 8-7 p.e.s. konsiderohen veprat e para literate të letërsisë perëndimore. Mbi pellazgët më pas kanë shkruar gjatë antikitetit Herodoti dhe autorë të tjerë. Por që në këtë kohë fillon edhe falsifikimi i historisë, që vazhdon edhe sot. Ndonëse Homeri dhe Hesiodi asnjë herë në epikat e tyre nuk i përmendin grekët apo helenët, sepse këta kanë ardhur më vonë në truallin ku jetojnë sot, shkrimtarët grekë Eskili, Sofokliu, Euripidi etj.,falsifikojnë faktet dhe grekët i përshkruajnë si pjesëmarrës dhe heronj të Luftës së Trojës (rreth 1250 p.e.s.), falsifikime që kanë gjetur përkrahje tek falsifikatorët e sotëm.
Më pas për një kohë të gjatë, pellazgët ngelën në errësirë dhe u duk sikur nuk kanë ekzistuar kurrë. Në kapërcellin e viteve 1700-1800 dijetarët e shquar arbëreshë N. Keta, E. Mashi, Z. Krispi, V. Dorsa etj. nga Universitetit i Kalabrisë, vunë re që shumë fjalë nga gjuhët latine dhe greke e vjetër kishin kuptim në gjuhën shqipe. Nga ana tjetër ata gjetën në epikat e Homerit shumë fjalë të gjuhës shqipe, kështu shprehën mendimit, që gjuha shqipe ka lidhje të ngushtë me gjuhën pellazge dhe shqiptarët janë pasardhësit e tyre.
Qysh në vitin 1789 N. Keta shkruan“pellazgët janë stërgjyshat e lashtë të maqedonasve, epirotëve dhe shqiptarëve dhe për rrjedhim edhe gjuha shqipe rrjedh nga ajo pellazge”. Të njëjtën gjë shpreh Z. Krispi më 1831: “ Si nuk u dashka pra të ngjallë një interes të madh kjo gjuhë [gjuha shqipe], gjuha me të cilën flitej në shekujt para Homerit….. Dardanët, frigët dhe pellazgët, pa dyshim më të lashtë se helenët, kishin të njëjtën gjuhë, gjurmët e së cilës vërehen sot te gjuha shqipe”.
Më pas këto ide të guximshme u përqafuan edhe nga dijetarë të tjerë, ndër të cilët spikat Johan Han, i cili shqiptarët, ilirët, maqedonët dhe epirotët i rëndit në racën pellazge dhe gjuhën shqipe të ardhur prej saj. Këto ide u përhapën dhe u përqafuan nga shumë dijetarë më pas.
Shtysë të madhe për Qytetërimin Pellazg dha zbulimi i Trojës nga H. Shliman (1870). Ai vërtetojë se “Iliada” e Homerit nuk ishte imagjinatë, por e mbështetur plotësisht në histori dhe nga rrënojat e Trojës dolën ndërtime, armë, poçeri, zbukurime dhe mjete të tjera, që vërtetuan praninë e një shoqërie shumë të zhvilluar para helene gjatë kohës së bronzit. Shlimani arriti edhe në përfundimin e rëndësishëm se në Trojë nuk gjinden dokumente të kulturës greke para shekullit të 5 p.e.s. Këto të dhëna u vërtetuan më vonë nga arkeologjia në ishullin e Lemnit dhe vitet e fundin nga studimet tona në Peloponez, Athinë, Euboe, Korinth, ishullin e Kretës etj., ku gjatë kohës së bronzit dhe fillim të kohës së hekurit është folur gjuha pellazge/shqipe.
Rilindësit tanë e mbështetën fuqimisht Qytetërimin Pellazg dhe shqiptarët si pasardhës të pellazgëve. Kjo mbështetje pat rëndësi të madhe për ngritjen e ndjenjës kombëtare në luftën për çlirim kombëtar nga pushtimi i gjatë osman dhe të mbrojtjes së tërësisë territoriale nga pushtuesit e rinj grek dhe serb.
Por gjatë shekullit të 19 dolën spekulantë, të cilët e shkruan historinë sipas pikësynimeve politike, duke anashkaluar parahistorinë, për ti shërbyer ideologjive raciste dhe interesave personale. Fatkeqësisht në këtë rrugë jo shkencore u përfshinë edhe disa nga “albanologët” e kohës, që i panë shqiptarët e sotëm pasardhës vetëm të ilirëve, duke i shkëputur nga trungu i lashtë pellazg dhe dardanët, maqedonët, epirotët, arvanitët, arbëreshët etj. Këto qëndrime pa baza shkencore janë përkrahur dhe vazhdojnë të përkrahen nga disa gjuhëtarët shqiptar, duke penguar lidhjen e gjuhës shqipe me rrënjët e saj të lashta pellazge.

*****

GJENDJA E ALBANOLOGJISË

Studimi i gjuhës shqipe ka ngelur shumë prapa në krahasim me gjuhët e tjera europiane, mund të them në nivelin e shekullit 19. Ndryshe nga gjuhët e tjera, që dokumentohen të shkruara shumë kohë më vonë, gjuha shqipe i ka rrënjë në mijëvjeçarin e 10 p.e.s. dhe dokumentin e parë të shkruar në mijëvjeçarin e 6 p.e.s. Ajo është shkruar me shkrimin kunjor shumer 3000 p.e.s., nga hititët rreth vitit 1700, p.e.s., në shkrimin Linear B shekujt 14-12 p.e.s. në rajonin e Egjeut, në ishullin e Lemnit shekulli 9-8 p.e.s. dhe në shumë mbishkrime të tjera. Asnjë gjuhë e botës nuk e ka dokumentimin kaq të lashtë dhe të plotë. Prandaj shumë dijetarë e kanë quajtur gjuhën shqipe “Gjuhë Hyjnore”, “Gjuhë e Artë”, “Gjuhë e Ambël”, “Gjuhë Universale” etj. Sa i kanë shfrytëzuar gjuhtarët dhe historianët tanë të institucioneve shtetërore këto të dhëna tashmë të botuara? Është për të ardhur keq, por asgjë. Ata vazhdojnë rrugën antishkencore ndaj Qytetërimit Pellazg, dokumenteve dhe studiuesve të tij, që ndoqi para disa vjetëve kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë deri në vitet e para të tranzicionit. Kur dijetari i shquar Spiro Konda ligjëronte dhe sillte prova bindëse mbi këtë qytetërim të lashtë dhe e lidhet atë me shqiptarët, këta me marifete dhe përbuzje e luftuan dhe asnjë herë nuk e pranuan si koleg. Vetëm me ndërhyrjen e E. Hoxhës atij ju lidh rroga e punonjësit shkencor dhe pa dritën e botimit vepra e tij e famshme mbi pellazgët. Kështu kultura jonë u pasurua me një vepër kulmore. Edhe ligjërimi i Nermin Vlorës u shoqërua me intriga dhe fyerje në Prishtinë. Në këtë rrugë të pahijshme dhe të palavdishme vazhdojnë edhe sot gjuhtarët dhe historianët shqiptar.
Por provat për lashtësinë e gjuhës shqipe sot janë të shumta dhe të pakundërshtueshme. Këto prova gjuhtarët tanë nuk i kanë hedhur poshtë, por pa arsye dhe padrejtësisht i injorojnë. Atyre kjo rrugë antishkencore nuk ju sjell shumë dëm personal, sepse sot ende nuk i gjykon kush për aftësitë e pakta profesionale. Dëm të madh merr gjuha shqipe, e cila megjithëse është gjuha më e vjetër e planetit dhe me dokumentin më të lashtë shkrimor, qëndrimet e padrejta të gjuhtarëve tanë e radhisin atë të shkruar në mesjetë, dhe Formulën e Pagëzimit (1462) ja ngjisin si dokumentin më të lashtë. Nga kjo R. Elsie arrin në “zbulimin e madh” se “shqiptarët dolën në dritë në shekullin e 15”.
Gjuha shqipe duhet studiuar në mënyrë të gjithanshme, sidomos historia e prejardhjes së saj, sepse është shumë prapa, në krahasim me studimin e ndërtimit të saj të brendshëm. Duhet të studiojmë të gjitha gjuhët pararendëse të shqipes: ilirishtja, maqedonishtja, dardanishtja, trakishtja etj.), të Anadollit (frigishtja, jonishtja, hititja, etruskishtja e deri tek gjuha e shumerëve si dhe të gjitha mbishkrimet e lashta. Kur ti bëjmë këto kemi plotësuar detyrimet tona ndaj gjuhës sonë kombëtare dhe detyrimet ndërkombëtare për te.
Nuk mund të përputhemi me prof. Sh. Rrokaj, dekan i fakultetit të filologjisë (Tiranë), i cili deklaron: “duhen ndryshime në gjuhën shqipe, pa cënuar standardin” dhe “duhen studime të mirëfillta të brendshme të folklorit, etnologjisë dhe jo ti kushtojmë rëndësi gjuhësisë historike të jashtme”. Kjo donë të thotë me fjalë të tjera ta dënosh gjuhën shqipe për të mos u studiuar e plotë asnjë herë kurrë. Këto dhe ide të ngjashme kanë lënë prapa studimin e rrënjëve të gjuhës shqipe. Konservatorët mundohen ta ruajnë nivelin e ulët të njohje së rrënjëve të gjuhës sonë, duke ruajtur standardet e vjetruara 50 vjeçare. Ndonëse italianët e kanë pranuar zyrtarisht dhe ju a mësojnë nxënësve në shkollat tetëvjeçare, që gjuha etruske ka mjaft afërsi me gjuhën shqipe, gjuhtarët tanë na servirin gështenja të kalbura, duke e mohuar këtë ngjashmëri, duke u paraqitur me nivel të ulët profesional para botës së kulturuar. Prandaj nuk mjafton që të studiohet vetëm ndërtimi i brendshëm i gjuhës shqipe, por është e domosdoshme të studiohet historia e saj dhe lidhjet me gjuhët e tjera të lashta.
Nuk e nderon Qendrën Albanologjike vlerësimi me çmim të librit “Kosova një histori e shkurtër” , që ka të meta serioze historike dhe shtrembëron faktet. Përse nuk e vlerëson Kosova këtë libër, me të cilën lidhet? Të len përshtypjen, që çmimi është blerë. Malkolm mundohet “tu shkulë zemrën shqiptarëve”, stërgjyshat e lashtë –pellazgët, për ti paraqitur të ardhur nga majmuni në mesjetë. Me vlerësimin më të lartë duhej të nderohej libri “Shqiptarët” i E. Xhakut, që e shkruan me nivelin më të lartë dhe bazuar plotësisht në dokumente historinë e shqiptarëve. Ka dhe vepra të tjera me nivel të lartë në shqip, që kontribuojnë dukshëm në albanologji, që duhet të vlerësohen nga Qendra Albanologjike. Në ujra të turbullta është edhe Akademia e Prishtinës, që e nderon me titull të lartë O. Shmitit, “ për meritat”, që hedh baltë mbi heroin tonë kombëtar dhe historinë e shqiptarëve, pa baza shkencore dhe duke shtrembëruar dukshëm historinë e Kosovës.
Dy botime mbushur me falsifikime botoi vitet e fundit Akademia e Athinës: “Macedonia-4000 years of the Greek history” dhe “Epirus-4000 years of the Greek history”. Grekët në fakt dokumentohen në rajonin e Egjeut vetëm gjatë shekullit 5 p.e.s., por duke përvetësuar Qytetërimin Pellazg, nga të cilët rrjedhin shqiptarët, mundohen të rrisin lashtësinë dhe fisnikërinë e tyre, të paraqesin Epirin dhe Maqedoninë si vendbanime të tyre të lashta dhe Aleksandrin e Madh dhe Pirron heronj të tyre. Të gjithë këtë skandal në historinë europiane, albanologjia shqiptare e kalon në heshtje, duke dëshmuar këllqet e saj të dobta për të thënë të vërtetën.
Prandaj është e domosdoshme që në fakultetin filologjik dhe në Qendrat Albanologjike, të ngrihen sektorët e studimit të Qytetërimin Pellazg dhe gjuhëve të lashta të rrjedhur prej tij, ku specialistët ti studiojnë ato dhe lidhjen me gjuhën e sotme shqipe.

PUNA PËR TË ARDHMEN

Studiuesit e Qytetërimit Pellazg, të bindur se rruga e tyre e deritanishme është më se e drejtë, do të vazhdojnë të gjurmojnë të rejat historike dhe gjuhësore në lashtësinë pellazge, për ta ndriçuar sa më mirë këtë qytetërim nga rrjedh Qytetërimi Perëndimor dhe populli ynë. Na vjen mjaft mirë dhe frymëzohemi, që presidenti Nishani shprehu gjykimin mjaft të qartë, kur ditën e 100 vjetorit të Pavarësisë popullin tonë e cilësoi “me rrënjë pellazge dhe histori ilire”. Është koha që gjuhtarët dhe historianët tanë të thellohen për mbështetjen e kësaj ideje. Detyrë e rëndësishme për ne është referimi i problemeve të veçanta nëpër institucionet shkencore, universitete, shkolla të mesme etj. për ti bërë të ditura arritjet në masën e gjerë të popullit dhe ndërgjegjësuar atë për kontribuin e stërgjyshëve tanë në historinë botërore.
Në studimin e Qytetërimi Pellazg nuk mjafton vetëm vullneti dhe puna e studiuesve dhe dashamirëve. Kërkohen mjedise dhe mjete mbështetëse, qoftë për veprimtaritë ashtu edhe për botimet, pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare etj. për thellimin e studimeve dhe shpërndarjen e njohurive. Prandaj nevojitet ndihmë nga shoqatat kulturore, individë dhe dashamirës, për ta përshpejtuar zgjidhjen e problemeve. Kështu dijetarët duke punuar dhe dashamirësit duke ndihmuar, jemi të sigurtë se gjuha shqipe do të renditet shpejt, në bazë të dokumenteve që disponojmë, gjuha më e vjetër e shkruar e botës. Këto të dhëna do të reflektohen në ndryshimin e parahistorisë së popullit tonë, e cila do të fillojë me Pellazgët Hyjnorë dhe do të vazhdojë me ilirët, dardanët, maqedonët, epirotët, thrakët, Hititët,frigët, jonët, shumerët etj.

Prof. Dr. Luftulla Peza është studiues i paleohistorisë, kryetar i Shoqatës “Qendra e Studimeve Pellazgjike/Shkëputur nga Illyriapress

 

 

Shperndaje ne

The Author

PROF.DR.LUFTULLA PEZA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.